Futbollisti Qëndrim Zyba është larguar nga radhët e Prishtinës dhe shtegtoi në Ballkan të Therandës.
FC Prishtina e ka falënderuar Zybën për angazhimin që ka treguar në këtë kolektiv.
“Mesfushori Qëndrim Zyba është futbollisti i radhës që është ndarë me FC Prishtinën.
21-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me skuadrën “bardhekaltër” dhe ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Ballkani, skuadra e qytetit të tij, Suharekës.
Zyba pjesë e Prishtinës ka qenë që nga viti 2017 ku ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin e Kosovës.
Një herë titullin kampion, dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën e Kosovës janë trofetë e fituara nën fanellën e FC Prishtinës nga Zyba.
Ai gjithsej i ka regjistruar 66 paraqitje me ekipin tonë ndërkohë që i ka realizuar edhe tre gola.
FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese në aventurën e re”, njofton FC Prishtina.