Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Futbollisti Bleart Tolaj ka realizuar në minutën e 32-të për epërsinë e udhëtuesve.
Prishtina kundërpërgjigjet në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin.
Në minutën e 61-të, Leotrim Kryeziu e ka barazuar rezultatin 1:1.
Pas javës së 14-të në elitën e futbollit të Ksovës, Ballkani është në vend të dytë me 26 pikë e ka dy më pak se lideri Drita dhe Prishtina renditet në pozitën e katërt me 22 pikë.
Burimi: botasot.info