Sfida e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, do të zhvillohet të dielën më 20 shkurt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja Prishtina – Ballkani zhvillohet nga ora 13:30.
Prishtina as duelin ndaj Ballkanit sikurse atë ndaj Drenicës në Kupën e Kosovës, nuk do ta zhvillojë në folenë e saj në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër.
Prishtina para këtij dueli “stacionohet” në pozitën e pestë me 24 pikë të mbledhura derisa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 36 pikë.