‘I thashë dy fjalë’, Monika zbulon takimin me të dashurin e ri të Fifit: Dhëndri më tha ‘faleminderit’

Pas daljes nga shtëpia, Fifi ka pranuar publikisht lidhjen e saj me Adis Patushin, ish partnerin e modeles Adrola Dushi.

Për këtë gjë është pyetur edhe mikesha e saj më e mirë, Monika Lubonja, e cila la shtëpinë e “Big Brother VIP”.

E ftuar në në një studio televizive, aktorja tha se është lumturuar shumë kur mori vesh për lidhjen e re të Fifit.

Monika tregoi gjithashtu se është takuar me djaloshin dhe i ka dhënë atij disa këshilla në lidhje me këngëtaren.

“Unë e di që Fifi ka një të dashur, e takova, u lumturova shumë dhe i kam thënë “dy fjalë”.

I kam thënë që ke vajzën më të mrekullueshme në krah. Por të lutem kujdes sepse bota që ka kjo vajzë është botë delikate. Kuptoja botën e madhe artistike që ka Fifi.

Unë ia dhashë këshillat dhëndrit, më ka përqafuar shumë dhe më ka thënë faleminderit. Dhe unë sot pasi të dal do të bëj telefonatën e radhës me Fifin”, u shpreh Lubonja.

Kujtojmë që vajzat u lidhën shumë me njëra-tjetrën në shtëpinë e famshme dhe premtuan që miqësinë e tyre do ta vazhdonin edhe jashtë Big Brother.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mjekët amë sot në protestë, të pakënaqur nga seria e problemeve me të cilat përballen

Story i radhës

Prishtina – Ballkani luhet në Podujevë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish