Primaret dhe promotorët…

October 28, 2022
min lexim

Zgjedhjet e 9-ta lokale, të 14 Majit 2023, po trokasin fortë, në dyert e subjekteve politike, po edhe në çdo derë shqiptari apelojnë më fortë se kurrë; Për të qenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për misionin e tij, për t’i dhënë familjes, fëmijëve, shoqërisë, Atdheut të shenjtë atë që Meriton: Votën e Arsyes- për të ngritur Atdheun nga gremina dhe ëndrrën e shqiptarëve nga rrënojat, për të kthyer Pushtetin, Shtetin e shqiptarëve në shërbim të gjithë Shqiptarëve, e jo si deri më tani shteti në shërbim të Piratëve.

Zhvillimi i Primareve brenda Partisë Demokratike, do të nisin më 4 Dhjetor.

Ende ka kohë për të menduar, apeluar, për të vepruar, pse jo dhe për të marrë pjesë në këtë proces, pa përjashtim, gjithkush që ka ambicie dhe përcaktohet nga “peshorja”!

Edhe pjesa e anëtarësisë, e fragmentizuar, siç quhet pjesa Halibeaj, le të shpalos flatrat, të vendoset në “peshore”! “Peshorja” e thotë fjalën e saktë dhe të fundit! Dera dhe gara janë të hapura për cilindo anëtar, pa parjashtim dhe paragjykim!

Kështu do të bëhet edhe Unifikimi i anëtarësisë dhe i partisë, duke dhënë edhe modelin e bashkimit, për të zgjedhur kandidatin e përbashkët, të pëlqyer dhe të votuar nga antarësia, si dhe një mundësi e kërkuar dhe e votuar nga zgjedhësit, për të realizuar bashkimin e opozitës!

Rëndësia e këtyre zgjedhjeve vjen edhe për arsyen e pa arsyeshme: Braktisjen nga zgjedhësit e zgjedhjeve të 21 Qershorit 2019, gara pa garues, të kontestuara nga 58 % e shqiptarëve, të cilët i bojkotuan këto zgjedhje.

Bilanci rezultoi dhe mbetet tepër rrëqethës edhe pa garues: Vet numëro e vet shto, Vet vulos e katranos, vet Ali e vet Kadi! Kryebashkiakët e pa zgjedhur, që tunden e shkunden, kapërdisen si gjela të lagur, rezultojnë se; i kanë votuar deri dhe 15 % e votuesve!…

Përzgjedhja e kandidaturave nëpërmjet primareve- çmohet si një risi e re, duke i dhënë peshën e duhur dhe përgjegjësinë anëtarësisë, po edhe shoqërisë, e cila po nis të startojë dhe synon të përzgjidhen kandidatura fituese brenda strukturave, me synimin që përzgjedhja; përfaqësimi, kërkon kandidaturë fituese, jo vetëm brenda strukturës, po edhe jashtë saj, brenda hartës së bashkisë!

Brenda seksionit të partisë mund të jetë edhe një kandidaturë e pëlqyer, e propozuar, po kjo kandidaturë a është e pëlqyer dhe e votuar nga e gjithë harta e bashkisë- tej e mban?

Përfaqësimi i tij të mbledh rreth vetes, jo vetëm votat brenda subjektit politik, por a ka mbështetje, njohje dhe reputacion, duke thithur edhe votën përcaktuese, atë të zgjedhësve jashtë “stallës” politike, madje dhe nga “stalla” tjetër e kundërshtarit?

Një njeri mund të jetë i pëlqyer nga “mëhalla” dhe dëshirohet, propozohet edhe për krahinën, po a është i njohur me veprat, aftësinë dhe performancën; për tu pëlqyer dhe për tu votuar, nga shumica 50+ 1 % e zgjedhësve? A ka merita, ndjeshmëri e dhembshuri njerëzore, nivel intelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuese, ka dhënë prova dhe baza për ta mbështetur votuesit nga e gjithë harta, e sidomos e pjesës gri?!

Sepse ndodh që kandidatura e pëlqyer të jetë brenda grupit, nga primaret, po nuk fiton jashtë grupit. Ndaj duhen nënshtruar analizave të thella dhe përllogaritjeve të sakta! Sepse pa këto kërkesa bazike të Primareve, humbet e gjithë beteja, për të gjithë. Dhe nëse mund të kemi edhe një kandidat që se pëlqen grupi, nuk e propozon grupi, po nëse e pëlqen dhe e voton Sovrani, kështu jemi të fituar të gjithë dhe duhet të jetë primo i Primareve.

A e bëjnë këtë analizë dhe shohin përtej grupit, ambicieje dhe duhet të bëjnë bilance njerëzit e sidomos, elita e përzgjedhjes edhe në këto poltrone, por edhe çdo individ me përgjegjësi dhe arsye?!

Nëse një kandidaturë ka ambicie dhe e zgjedhin primaret, po nuk e pëlqejnë, nuk e “shijon” shumica, nuk e votojnë nga e gjithë harta, kështu nuk është humbës vetëm personi me ambicie, po rezulton i gjithë subjekti, po edhe zgjedhësit, shoqëria të humbur.

Dhe nëse do zgjedhin qysh nga Primare përfaqësues të Provuar dhe kandidat, Promotor të Konsoliduar, të Garantuar, kështu fitojnë të gjithë edhe “ambiciozët”. Madje synuesit me këto përzgjedhje, primare: E kanë më të sigurtë fitoren e të ardhmes, sepse: Do e “shtrojnë” rrugën të sigurtë me zgjedhësit, do komunikojnë, do njihen më nga afër dhe do të garantojnë fitoren e nesërme.

Populli thotë: “Mbill të korrësh”! Dhe ata që kanë mbjellë dje, do korrin sot, dhe duke mbjellë sot, do korrin të sigurt nesër!

Fushata vijuese nis nga dita e dytë e fushatës së Parë…

Gjithkush mund të bëjë një analizë e bilancë të thjeshtë: Kush mund te jetë me i sigurtë, konkurrues edhe për zgjedhësit, dhe ambiciozët: Ai që ka “mbjellë” dhe është provuar, apo ai qe nuk njihet si mbjellës dhe çfarë garancie jep për të “korrura”? Ai që s’ka “mbjellë dhe kërkon të korrë”?

Veçanërisht në këtë garë, kur opozita është e pabarabartë, ka vetëm 1 bashki në shkallë vendi, të fituar më 6 Mars 2021.

Ndërsa bashkitë që fitoi Opozita, në vitet më të vështira, një vit pas rënies nga pushteti më 2014, dhe kur ishin të pabarabartë- këto kandidatura rezultojnë të sprovuara, që fituan në vitin 2015, në të gjithë bashkitë, zgjedhësit i çmojnë dhe i kërkojnë: Të jen të parët dhe të rrallët si kandidatura për primaret, sepse kështu nderohet edhe vota e Sovranit, e deformuar e abuzuar, sepse vota për këta fitues u dhunua, u abuzua, kompromentua, nuk u zhvillua garë në zgjedhjet, vjedhjet e vitit 2019!

Këta primar- kryebashkiak që fituan në atë betejë të pa shoq, janë ndër modelet dhe të nderuar për të qenë të sigurtë në Primaret, por dhe më të garantuarit, në garën më të vështirë, të 14 Majit…

Përtej ambicieve personale, me frymën e solidaritetit, kandidaturat e përzgjedhura nga Primaret me prioritet- primot, si promotorë, për të realizuar; unifikimin dhe gjithëpërfshirjen e votuesve, duke peshuar saktë e numëruar çdo votë si të barabartë…

Ekipi fitues (madje triumfues) i zgjedhjeve të pushtetit Lokal, të vitit 2015, janë pika referimi, kandidimi dhe frymëzimi edhe për zgjedhjet e 14 majit 2023, të skalitur në kujtesën e zgjedhësve si në bashkitë e: Klos, Basir Çupa. Tropojë, Besnik Dushaj. Përmet, Niko Shupu. Mat, Nezir Rizvani. Selenicë, Përparim Shametaj. Vorë, Fiqiri Ismaili. Pogradeci, Eduart Kapri. Vau i Dejës, Zef Hila. Kukës, Bashkim Shehu. Dropull, Arqile Deçka. Devoll, Bledjon Nallbati. Kamëz, Xhelal Mziu. Shkodër, Voltana Ademi, etj! Duke i’u mbetur këtyre primareve edhe borxhlinj, për t’iu kthyer borxhin edhe zgjedhësve, në zgjedhjet e 14 maj 2023.

Të drejtën këtyre modeleve ua ka dhënë verdikti i pa kontestueshëm i Sovranit…

Prijësit e djeshëm, të sprovuar, të votuar dhe të njohur në komunitet i kërkojnë zgjedhësit të rinisin startimin dhe sigurojnë edhe fitoren e të nesërmes, ata përgatisin edhe pasardhësit për të vazhduar misionin edhe pasuesit, “ambiciozë” duke e “shtruar, njohur rrugën, kthesat dhe ngushticat”…

Ata që u fshijnë lotin në sytë e të lënduarve! Ata që ndjejnë dhimbjet e të tjerëve si në shpirtin, trupin e tyre!

Këta Promotorë janë, modele e duhet të jen në dylbitë, optikën dhe përzgjedhjen e Primareve, për t’i besuar dhe votuar- zgjedhësit me besim dhe shpresë plotë!

Popujt futen në luftë sepse; nuk din të zgjedhin prijësit e tyre!

Zgjedhësit, por dhe Primaret qoftë edhe nga brenda PD- si në bashkinë Selenicë, në Qarkun e Vlorës dhe jashtë kësaj harte, për hir të realitetit dhe të bazuara mbi rezultatet; punën, virtytet dhe vlerave të njeriut dhe drejtuesit flasin për ish kryebashkiakun e parë të bashkisë Selenicë: Përparim Shametaj, nisur nga vlerat dhe virtytet, sukseset e shënuar prej tij, si kandidatura më e pranuar e pëlqyer dhe votuar nga e gjithë harta, nga Brenda PD, por edhe nga pjesa gri, e pse jo edhe nga të zhgënjyerit e PS, i sprovuar nga “Peshorja” e saktë e Sovranit, duke i ngjitur shkallët me thonjë e një nga një, e jo si të katapultuarit. Këto modele, kanë shtruar rreth sofrës, në vatrën familjare, “kupa me supë, e jo direkt të mbushin barkun me thela”. Këta primar, kryebashkiak fituesit e zgjedhjeve të vitit 2015, mbeten modele justifikues të përzgjedhjes dhe të votuar nga zgjedhësit, në një fushatë tepër të vështirë dhe të pabarabartë.

Ja si shprehet publikisht një banor, votues; Sinaj Romësi banor i asaj bashkie në statusin e kryetarit të PD- z. N. Rakipaj

“Personi që merr përsipër kandidimin për kryetar bashkie duhet në radhë të parë të ketë njohur veten e tij, a është në gjendje të trokas në çdo shtëpi dhe t’i hapet dera qoftë dera e djathtë apo e majtë.

Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet e këtyre 30 viteve se varet fati i opozitës. Është shumë e lehtë të marrësh 300 vota në primare, por shumë e vështirë të marrësh shumicën e votuesve, prandaj është përgjegjësia jote Nardi bashkë me stafin tënd të ngushtë të gjeni njeriun e duhur, të ketë popullaritetin, thjeshtësinë (e ish kryetarit Përparim Shameti) që në fushatë t’i ketë me vete çdo demokrat dhe pjesën gri, ashtu siç jam dhe unë!

Koha është me ne, duhet të shfrytëzohet”.

“Përzgjedhja e mirëmenduar dhe ndeshja e fituar”, është motoja e ditës!

Të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për të menduar e vepruar; të maturuar, për t’i dhënë peshën e merituar çdo përfaqësuesi, i përzgjedhur për të garuar dhe për të fituar, duke zgjedhur primaret me parimet, nga promotorët, për t’i prirë fushatës së 14 majit 2023.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rekord i zi për Spanjën në Champions

Story i radhës

Tragjedi në ShBA, policia gjen tetë persona të vdekur në një shtëpi të djegur, dyshohet për vrasje

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë