prigozhin gjithashtu vdiq ne vitin 2019 nga rrezimi i aeroplanit por ja cfare kishte ndodhur dy dite me vone 64e885699586d

Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit, por ja çfarë kishte ndodhur dy ditë më vonë

August 25, 2023
1 minut lexim

Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin u shpall i vdekur pas një aksidenti me aeroplan të mërkurën.

Por kjo nuk është hera e parë që Prigozhin u mendua të ketë vdekur në një aksident aeroplani.

Gazeta ruse e lajmeve Readovka raportoi në tetor të vitit 2019 se Prigozhin kishte vdekur pasi aeroplani i tij u rrëzua në Republikën Demokratike të Kongos, duke cituar burime të lidhura me grupin e tij mercenar Wagner.

Por, asokohe agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi dy ditë më vonë se ai nuk kishte vdekur, por kishte qenë i zënë dhe ishte i befasuar nga raportimi.

Agjencia vuri në dukje se disa media dhe blogerë e kishin raportuar lajmin.

Rasti ka paralele të çuditshme, ku gjatë kësaj jave u raportua për vdekjen e mundshme të Prigozhin kur një aeroplan privat ku u raportua se ishte edhe ai në bord u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë jashtë Moskës.

Vdekja e tij e supozuar vjen dy muaj pasi ai nisi një kryengritje kundër udhëheqjes ushtarake ruse, dhe ishte nisur drejt Moskës, por rebelimi u ndalua pas një arritje marrëveshjeje ku ndërmjetësoi presidenti bjellorus Alexandar Lukashenko.

Megjithatë, duket se ka prova më shumë kësaj here në krahasim me rastin e vitit 2019: agjencia e aviacionit civil e Moskës tha se Prigozhin ishte në bord, një kanal në Telegram i lidhur me grupin njoftoi vdekjen e tij dhe trupi i tij thuhet se u identifikua në një morg.

Megjithatë, disa ende janë skeptikë për lajmin e vdekjes së tij dhe po presin për më shumë prova.

Vendet perëndimore thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme që ai ka vdekur.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kovacevski be eshte alternativa e vetme per te ardhmen e vendit 64e884f36268d
Story i mëparshëm

Kovaçevski: BE është alternativa e vetme për të ardhmen e vendit

donald trump rikthehet ne twitter pas 2 vitesh 64e889df7da53
Story i radhës

Donald Trump rikthehet në Twitter pas 2 vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë