Prezentimet e qeverisë lidhur me përformancën ekonomike janë joreale

min lexim

Qeveria e Kosovës ka proklamuar një rritje ekonomike prej 10.7%, e cila rritje thjesht është jo reale dhe e shprehur në terma nominal.

Vlerësimi real i rritjes ekonomike nga Banka Botërore është 3.3%, ndërsa nga fondi monetar 2.7% pra i referohet përformimit ekonomik bazuar në investime, konsum, eksportimport, parametra makro që japi një vlerësim real të rritjës së GDP-së reale e shprehur si rritje ekonomike.

Qeveria proklamon rritje të të hyrave buxhetore  shumë normale  dhe e lehtë për vlerësim. Rritja e çmimeve (inflacionit) me 20% ka rritur edhe inkasimin e të hyrave nga TVSH-ja dhe instrumentet tjera fiskale. Një shembull i thjesht: një litër vaj ka pasur çmimin 1.20 cent kemi pagur me normë të përgjysmuar të TVSH-së 8% që i bie (9,6 cent / litër), ndërsa tani me 2.70  paguaj (21.6 cent / litër) shto këtu edhe rritjen 32% të çmimit për produktet bazike dhe karburanteve, pra është varfëruar buxheti familjar jo ai qeveritar.

Qeveria proklamon ulje të papunësisë në 17.7%  dhe hapjen e 40 mijë vendeve të punës, shifra absolutisht jo të sakta (100 mijë qytetarë kanë leshuar vendin, nuk janë punësuar në Kosovës. Papunësia edhe gjatë pandemisë edhe gjatë inflacionit rritet, sepse në masë të madhe janë afektuar sektorët ekonomik duke shkaktuar stagnim të shumë sektorëve e kjo normalisht ka ndikuar në rënje të aktivitetit ekonomik, rrjedhimisht shkurtimit të vendeve të punës. Papunësia është e nënvlerësuar sepse problemi më i madh është identifikimi i individëve të deinkurajuar për regjistrim si të papunë (papunësia pasive) që bazuar në shifra reale tejkalon 24%. Janë 100 mijë të rinj të shkëputur komplet nga tregu i punës.

Qeveria proklamon se ka ndarë mbi 750 milion euro për rimëkëmbjen e ekonomisë , efekti i tyre nuk po shihet apo më mirë të themi qeveria ka bllokuar 700 milion euro duke pamundësuar realizimin e projekteve kapitale e rrjedhimisht kështu duke pasur përqindjen më të ulët në këto 20 vitet e fundit për investime kapitale vetëm 9% veprime këto që kanë stagnuar aktivitetetin ekonomik.

Qeveria ndali pagat e 25 mijë mësimdhenësve duke u tallur me ta e duke u’a veshtirësuar edhe më shumë jetën edhe në aspektin psikologjik e në aspektin ekonomik duke u’a ndalur të vetmin burim të të hyrave.

Qeveria nuk ka bërë zgjidhje për infrastrukturën bazike për sigurimin me energji elektrike,  ku Kosova pritet që gjatë dimrit të futet në një krizë të thellë energjetike e nuk ka asnjë plan për t’iu dalur në ndihme qytetarëve.

Kryeministri bashkë me kabinetin  e tij  ndoshta e shohin ekonominë si fushë  e shifrave  përmes të cilave mund të bëjnë politik , por rezultati i çdo shifre matet në praktikë, sa janë prekur qytetarët të cilët janë duke u varfëruar çdo ditë.

Në vend që të proklamoni shifra, hartoni plane konkrete për t’iu dal në ndihmë qytetarëve, sepse do të jetë vonë e koston do t’ia bartin qytetarëv .

 Reflektoni !

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e flokëve? Specialistët zbulojnë sekretin te larja

Story i radhës

Sirenat e sulmit ajror dëgjohen në gjithë Ukrainën

Të fundit nga