Prezantohet Raporti i të Punësuarve në Sektorin Publik për vitin 2021

March 31, 2022
min lexim

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, sot e prezantoi Raportin Vjetor të të Punësuarve në Sektorin Publik për vitin 2021.

Siç potencoi ministri, me përmbylljen e datës 31 dhjetor të vitit 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është 132.088 persona. Të punësuarit, angazhimin e tyre të punës e realizojnë në gjithsej 1.346 institucione.

Prej numrit të përgjithshëm, 19.311 persona rezultojnë të punësuar në Armatë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Agjencinë e Sigurisë Nacionale, në Agjencinë e Zbulimit (Inteligjencës) dhe në Drejtorinë e Policisë Financiare. Përveç si numër, për këta persona të punësuar në Raport nuk pasqyrohen analiza të tjera të detajuara dhe kjo është për arsye ligjore dhe arsye sigurie. Përpunimi i detajuar dhe prezantimi i të dhënave kryhet vetëm për 112.777 personat e tjerë.

Ministri Aliti tha se me rëndësi është të theksohet se numri i të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror, paraqet vetëm 13% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik, përkatësisht të punësuar janë 15.302 persona nga numri i përgjithshëm prej 132.088 persona. Më i lartë është numri i të punësuarve në sferën e arsimit me 33%, më tej vijon veprimtaria e shëndetësisë me 19%, administrata me 13% , pastaj të punësuarit në veprimtaritë komunale me 9.%, veprimtaria e mbrojtjes së fëmijëve dhe politikës sociale me 7%.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur për 905 persona.

Ulje të numrit të të punësuarve ka në organet e pushtetit shtetëror. Në vitin 2020-të, në organet e pushtetit shtetëror ka pasur 15.945 persona të punësuar, ndërsa në vitin 2021, ky numër është 15.302, që nënkupton ulje për 643 punësime.

Në vitin 2021, është rritur numri i personave të punësuar me kualifikime të larta arsimore. Më tepër se gjysma, përkatësisht 52,6% prej personave të punësuar në sektorin publik kanë së paku arsim të lartë, ndërsa 4.753 janë magjistra 2.575 persona janë doktorë shkence. Gjinia femërore është e përfaqësuar me 55,3%, kundrejt gjinisë mashkullore me 44,7%. Mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjeç.

Në aspekt të përkatësisë etnike, në nivelin e tërë sektorit publik, përfaqësimi sipas nacionaliteteve është: Maqedonasit me 73,57%, Shqiptarët me 20,35%, vijonë Turqit me 1,95%, Romët 1,19%, Serbët 1,07%, Boshnjakët me 0,49% dhe Vllehët me 0,4%, si dhe nuk janë deklaruar me 0.9%.

Si temë e dytë, të cilës iu referua ministri Aliti, ishin aktivitetet e MSHIA-së si koordinatore e projektit IPA 2017,”Mbështetja e Riorganizimit Shtetëror”, me të cilin janë parashikuar disa prej ndryshimeve më të guximshme në administratë.

Një nga produktet më të rëndësishme të projektit – Raporti i integruar, i cili i përmbledh të gjitha propozimet për riorganizim dhe paraqet një udhërrëfyes që veçmë është miratuar nga ana e Qeverisë. Është marrë vendimi që Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe Ministria e Ekonomisë të jenë pilot sisteme ministrore dhe tashmë ka filluar faza përgatitore.

Në përmbylljen e fjalimit, ministri iu referua draft-ligjeve: Ligjit për Shërbim e Lartë Udhëheqës, Ligjin për të Punësuarit e Sektorit Publik dhe Ligjin e Nëpunësve Administrativë, proces i cili është në fazë finale. Këta draft-ligje janë publikuar në Regjistrin Unik Nacional Elektronik

Siç potencoi ministri Aliti, këto ligje do të kontribuojnë në kontekst të kufizimit të nivelit politik nga ai profesional, në përcaktimin e linjave të llogaridhënies së udhëheqësve të lartë, në promovimin e shërbimeve publike, në përforcimin e qeverisjes së mirë; do të kontribuojnë në aspekt të punësimeve në përputhje me merit sistemin, në thjeshtësimin e procedurave në aspekt të sistematizimit të vendeve të punës dhe të planeve vjetore, si dhe në motivimin plotësues të të punësuarve dhe në sistemin e ri të përllogaritjes së pagave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Heqja e 20% nga Kushtetuta është çështje kohe

Story i radhës

Ahmeti: Selës i dëshiroj të bëhet i fortë sa malet (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë