​Prezantohet platforma online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale

min lexim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) sot ka prezantuar platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj lansimin e kësaj platforme e ka konsideruar storie suksesi.

Sipas tij kjo plaformë është ndër investimet më kapitale të BE-së të investuar në sistemin e drejtësisë në Kosovës.

Zogaj tha se tashmë kanë fshirë mbi 60 mijë qytetarë nga evidenca penale por që këto të dhëna janë të qasshme për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë kurdo që nevojitet.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi tha se kjo platformë online për të nxjerr certifikatën e gjendjes penale është shumë e rëndësishme dhe është rezultate i një bashkëpunimi shumë të mire të institucioneve të drejtësisë, sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtar.

Kelmendi u shpreh se nga sot ata qytetarë qe me vite kanë pritur me për të siguruar një evidence qendrore penale tashmë kjo është lehtësuar.

Ushtruesi i detyrës të udhëheqësit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Madson tha se kjo platformë online që mundëson nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale është hap madhor për sundimin e ligjit në Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush lëndohet më shumë nga ndarja, meshkujt apo femrat? Përgjigja do t’ju befasojë

Story i radhës

Tifozët e United me këngë të re anti-Ronaldo

Të fundit nga