Tifozët e United me këngë të re anti-Ronaldo

Tifozët e Manchester United kënduan një këngë të re në mbrëmjen e së mërkurës kundër Cristiano Ronaldos, në ndeshjen e parë garuese që nga largimi i tij i hidhur nga klubi.

Koha e yllit portugez në “Old Trafford” përfundoi me pëlqimin e ndërsjellë të dy palëve, pas intervistës së tij me Piers Morgan përpara fillimit të Kupës së Botës.

Në stadiumin “Old Trafford” në Carabao Cup ndaj Burnleyt, tifozët u dëgjuan në video duke kënduar me zemër, duke i kushtuar dashurinë e tyre Manchester United dhe duke thumbuar Ronaldon.

Sipas “SportBible”, tifozët dëgjoheshin duke kënduar: “Nuk më intereson për Ronnie. Ronniet nuk i intereson për mua. Gjithçka që më intereson është Manchester United”.

Rastin në fjalë e gjeni më poshtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Prezantohet platforma online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale

Story i radhës

Kërkoi lirimin, Gjykata e Lartë jep vendimin për spiunin e Gramshit

Të fundit nga