Prezantohen projektet finale të ideuara nga nëpunësit civilë për zbatimin e MSA-së

December 19, 2022
min lexim

Janë prezantuar projektet finale të ideuara nga nëpunësit civilë në programin Gov4SAA. Programi Inovativ (faza e parë) për Nëpunësit Civilë të Republikës së Kosovës “Gov4SAA” i nisur për zbatimin e MSA-së, mbyllet me ceremoni zyrtare në Prishtinë.

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) përgjatë vitit zbatuan programin e parë inovativ të këtij lloji për nëpunësit civilë në Kosovë, duke synuar mbështetjen e ideve për shërbimet publike të cilat kontribuojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Faza e parë e këtij programi inovativ u mbyll sot ku prezent ishin dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se, Programi GOV4SAA, iu mundësoi nëpunësve civilë dhe pjesëmarrësve të tjerë të kalojnë në një mentalitet “startup”, përfshirë gjenerimin e ideve, ndërtimin e ekipeve, zhvillimin e prototipeve dhe financimin e shërbimeve dhe produkteve që rezultuan nga programi. Gjatë këtij programi u zbatuan një sërë aktivitetesh të ndryshme si: gara, punëtori, bashkëpunim ndërinstitucional, trajnime, dizajn dhe zhvillim të produkteve & shërbimeve dhe prezantimin e tyre tek përfituesit e fundit, qytetarët e Republikës së Kosovës. Një ngjarjen finale të programit arritën pesë institucione lokale dhe qendrore, përfshirë: Agjensionin e Punësimit, Komunën e Kamenicës, Zyra e Kryeministrit – Njësia për ekspertizë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. 

Për më shumë, programi GOV4SAA synon promovimin e kulturës së sipërmarrjes në institucionet publike në kontekstin e integrimit në BE duke inkurajuar ide inovative dhe një qasje për zgjidhjen e problemeve ndaj reformave të MSA-së, promovimin e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve publike në zbatimin e reformave të MSA-së përmes mentorimit dhe trajnimit të orientuar drejt praktikës, promovimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe palëve të tjera të interesuara në zbatimin e reformave të MSA-së përmes produkteve dhe shërbimeve inovative në mbështetje të zbatimit të politikave.

Ky program u bashkëfinancua nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) përmes GIZ Kosova, me qëllim të mbështetjes së zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. 

Idetë e përzgjedhura për financim do të shpallen këtë javë. Faza e dytë e programit do të vazhdojë në vitin 2023. Të gjitha informatat do të bëhen publike në rrjetet sociale dhe përmes info-sesioneve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Rama prishi rendin farmaceutik”- Berisha: Mjekët dhe infermierët po emigrojnë, sot kemi treguesit e shekullit të kaluar

Story i radhës

Google lançon enkriptimin e email-eve në Gmail

Të fundit nga

ShkoLartë