“Rama prishi rendin farmaceutik”- Berisha: Mjekët dhe infermierët po emigrojnë, sot kemi treguesit e shekullit të kaluar

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me Departamentin e Shëndetësisë në Partinë Demokratike. Berisha deklaroi se listën e ilaçeve sot në farmaci e bëjnë kompanitë e prodhimit.

Ai u shpreh se para vitit 2013 në vendin tonë ishte një ligj që ndalonte qarkullimin e ilaçeve në kundërshtim me entin amerikan apo atë europian dhe shtoi se kur Edi Rama erdhi në pushtet urdhëroi anulimin e këtij neni.

Berisha tha se sot në sistemin shëndetësor është vendosur një raport i pandershëm, ku sektori publik të diagnostifikon por nuk të trajton dhe as nuk të operon për shkak të marrëveshjes së përbashkët që ka me sektorin privat.

“Ne takohemi sot në një kohë kur sistemi i shëndetësisë, sistemi jetik për çdo shoqëri ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat. Në çdo rrafsh. Më shumë se çdo sistem tjetër, sistemi i shëndetësisë u shkretua nga punonjësit e saj të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion. Në proporcionet që riktheu treguesin mjek për banor në vitet 60 të shekullit të shkuar. Jo vetëm që Shqipëri nuk njohu progres në këtë tregues shumë të rëndësishëm por e kundërta ndodhi.

Shqipëria shënoi të periudhës së viteve të mia studentore për shkak të një fuge masive të mjekëve dhe infermierëve. Të them të vërtetën në një takim që pata në Gramsh, aty nga diskutantët ishte edhe një mjeke. Dhe teksa fliste, tek përshkruante rrënimin e sistemit dhe kushtet në të cilat punonte të kthente dekada e dekada mbrapa. Doktoresha kishte në ngarkim tre qendra komunash me mbi 25 mijë banorë.

Kolegë të mi dhe kolegët kanë ikur. Si Gramshi ju garantoj se është shumica. Pra sistemi ynë ka humbur pothuajse në tërësi atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për t’u përballur. Për të plotësuar, kërkesat nevojat e këtij sistemi nga qytetarët, Kudo mashtrimi, falsiteti, gënjeshtra kanë pasoja. Por në shëndetësi ato kanë pasojë jetën. E vërteta është se në tërësi listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit dhe pasi zhduken disa standard të domosdoshme ligjore për Shqipërinë, ilaçet në farmacitë tona, sistemin tonë farmaceutik janë rregull. Ne kishim një ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe nga enti amerikan apo europian i përdorimit të tyre.

Ndryshimi i parë që bëri Edi Rama kur erdhi në pushtet ishte abrogimi it ë këtij neni. U hoq ky nen i diktuar tërësisht nga enti farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësues Vilma Nushin. Sot Shqiptarët nuk dinë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që ju lëshoni nuk kanë asnjë garanci që ilaçet që marrin të sëmurët kanë efektivitet. Është vendosur një raport në jo pak raste. I pandershëm, i padrejtë por edhe çnjerëzor midis sektorit privat dhe atij publik. Sektori publik të diagnostifikon por nuk të operon, nuk të ofron ndihëm sepse ka një marrëveshje të fshehtë me sektorin privat. Jo se nuk ka aftësi, jo se nuk ka njohuri, potencial. Por nuk të operon sepse ndan fitime me sektorin privat”, deklaroi Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bayerni shpreh interesim për Martinezin

Story i radhës

Prezantohen projektet finale të ideuara nga nëpunësit civilë për zbatimin e MSA-së

Të fundit nga