Pret këmbën me troko duke punuar, ndërron jetë nga gjakderdhja 70-vjeçari

July 15, 2023
1 minut lexim

Një 70-vjeçar nga Berati mësohet se ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte nisur me urgjencë nga Spitali Rajonal i Beratit.

70-vjeçari Pëllumb Dollani, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat vijonte punën e tij si murator, edhe pse në moshën e tretë.

Gjatë një pune private në në banesë në periferi të qytetit, ai ka prerë aksidentalisht këmbën me troko dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit të Beratit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës, për shkak të gjakderdhjes.

Edhe pse DVP Berat nuk dha asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje aksidentale, mësohet se Dollani gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë qe dje bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tij e kanë përcjellë atë për në banesën e fundit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace do të japë dorëheqjen në zgjedhjet e ardhshme

Story i radhës

“Drejtësia është thikë me dy tehe”, Fero mohon akuzat, mesazh publik Arbenitës: Shihemi në gjyq!

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë