Prestige shkëlqen në start

min lexim

Prestige e ka nisur në mënyrën më të mirë pjesëmarrjen e saj në edicionin e katërt të Sunday League Albania, kompeticion i futbollit me 9 lojtarë. Në mbrëmjen e djeshme, Prestige mori tri pikët e para, teksa mposhti me rezultatin 4-1 skuadrën Passion.

Prestige në këtë edicion vjen me ndryshime të shumta, si në radhët e lojtarëve gjithashtu edhe në drejtim, teksa në krye të skuadrës tashmë janë rikthyer trajneri Eldiano Topi dhe ndihmësi i tij, Mandrit Dule.

Përtej nivelit të kundërshtarit, në ndeshjen e parë Prestige bindi me lojë dhe rezultat, duke u shfaqur dominues në fushë gjatë të gjithë kohës për të mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren.

Shima me dopietë dhe Ademi e Branica ishin protagonistët e golave të Prestige, ndërsa për ekipin Passion i ngushtoi përkohësisht shifrat Idrizi.

NDESHJA – Që në start Prestige mori menjëherë komandën, duke e zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Fillimisht provoi Shima pas një skeme të bukur gjatë një faulli.

Më pas Rapo me kokë e dërgoi topin në rrjetë pas një harkimi nga Biba, por për anësorin kishim pozicion jashtë loje. Biba provoi nga distanca, por portieri dhe shtylla i mohuan golin.

Avantazhi do të vinte në të 14-ën, teksa pas jë krosi perfekt nga Sheta, Ademi finalizoi më së miri më kokë, duke iu “vjedhur” bukur mbrojtjes kundërshtare.

Dy minuta më vonë, Shima i dëgoi shifrat në 2-0 me një të djathtë nga distanca duke e ndalur topin në trekëndësh. Prestige kishte një seri me raste të tjera, por shpërdoroi shumë dhe menjëherë u zbatua ligji i pashkruar i futbollit, teksa Passion në një nga daljet e saj të pakta në sulm ngushtoi shifrat në 2-1 me Idrizin në çastet e fundit të pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës e dytë, për Prestige u aktivizua edhe Hysenbelliu, ndërsa skuadra kërkonte me ngulm golin e qetësisë, gol që erdhi në të 41-ën, me Shimën që lëshoi një të djathtë kirurgjikale nga jashtë zone, duke e çuar sferë në cepin e portës.

Në të 46-ën, Branica me një inkursion personal shënoi edhe të katërtin, duke vulosur kështu suksesin 4-1 për Prestige. Me gjithë rastet e tjera të krijuara nga Prestige, rezultati nuk ndryshoi më deri në fund.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari i Butelit Darko Kostovski: Punojmë për një zhvillim të barabartë në gjithë komunën

Story i radhës

Gogolizim tendencioz i aleancës së të djathtës në Itali…

Të fundit nga