Presidentja greke shpërndan parlamentin e ri, shpall zgjedhje të reja më 25 qershor

min lexim

Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, ka shpërndarë parlamentin e ri dhe ka shpallur zgjedhje të reja për me 25 qershor, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve AMNA, sipas një dekreti presidencial, i cili gjithashtu u nënshkrua nga kryeministri i përkohshëm, Ioannis Sarmas dhe ministrat e kabinetit, herën tjetër që do të mblidhet parlamenti është 3 korriku, pas zgjedhjeve të reja.

Zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 21 maj, nuk ishin vendimtare, me partinë në pushtet, Demokracia e Re (ND), që grumbulloi 40,78 për qind të votave, jo të mjaftueshme për të formuar një qeveri njëpartiake, siç shpresonte kreu i ND-së, Kyriakos Mitsotakis.

Të nesërmen, Mitsotakis ktheu mandatin për formimin e qeverisë, duke theksuar se dëshiron zgjedhje të reja që partia e tij të formojë një qeveri njëpartiake.

Të martën e kaluar, kreu i opozitës më të madhe SYRIZA, Alexis Tsipras dhe kreu i partisë social-demokrate PASOK, Nikos Androulakis, po ashtu refuzuan mandatin për formimin e qeverisë, duke theksuar se nuk mund të formojnë një qeveri koalicioni.

Të mërkurën, Ioannis Sarmas, ish-kryetar i Gjykatës së Auditimit, u betua si kryeministër në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme.





Story i mëparshëm

Pendarovski: Ky Këshill Gjyqësor u turpërua para opinionit publik

Story i radhës

​Koncerti “Jehonë” më 9 qershor

Të fundit nga