Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t’i thërras President. Arsyeja sepse kam vërejtur që mënyra se si zgjidhet kreu i shtetit tek ne ka dështuar. Madje kam shkruajtuar aq opinione për gjetjen e një forme të re zgjedhje, qoftë deri me ndërhyrjen në Kushtetutën e vendit etj., ku sovrani të legjitimonte një figurë e cila do i jepte prioritetin normal figurës që presupozohet edhe si komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura. Pasi kështu justifikoheshin të gjithë, majtas dhe djathtas, nuk na e lejon Kushtetuta.
Megjithëse e kanë shkërdhyer këtë të uruarën Kushtetutë me dhjetra herë në këto 30 e kusur vite demokraci, fare njëanshëm edhe për ligjet më naive si reforma territoriale a të ashtuqujturit dëshmorët të atdheut. Legjitimeti i sovranit apo futja e votës popullore do shtonte edhe efikasitetin e një lloj balancimi të pushtetit, pra Presidenca të ishte një institucion balancues, jo përçues i çdo lloj vendimi qeverie. Kjo nuk ka ndodhur. Madje shqiptarët përfshihen shpesh edhe në ca gara naive me emra që po naivisht mendojnë se personi mund t’i japi sharm Presidencës edhe pse zgjidhet nga dhe me mbështjen e qeverisë. Apo siç mendonin naivët, një emër nga shoqëria civile etj. Hiqeni nga mendja nuk ka president efikas kur të zgjedh qeveria.
Kthejuni memories dhe e gjitë historia presidenciale ka qënë një sherrnajë, një neveri, një institucion që ka shkuar deri në gjyq popullor, aq sa në mëngjes shqiptarët kanë sharë djathtas, në drekë majtas dhe në darkë kanë ngrënë bukë me dhallë. Doni President real, zgjidheni vet dhe kaq. Që qeveriu të mendohet shtaqind herë para se të çoj një ligj për miratim etj. E bëra këtë parashtrim jo vetëm për shqiptarët e shtetit amë por edhe për ata në Prishtinën e lodhur nga konfliktet historike, për LDK e ish Presidenti me P të madhe Rrugovës. Presidenti i Shqipërisë është vërtetë një kukull, një figurë koti, por kjo nuk ka domethënien që mos ta kontaktoni. Të paktën në këtë konfliktualitet rajonal. Faktori politik shqiptar si këtej dhe andej është futur në një ngërç social sa gjen vetëm deklarata të tharta palësh. Në këtë vazhdë po ecën edhe Kosova me Presidentin e saj në raport me politikën shqiptare.
Si rasti i Vjosa Osmanit presidentes në detyrë që nuk honepset nga Rama ose anasjelltas. Madje pse nuk i pëlqen Ramës gjen në Shqipëri një kor majtistash që përgojojnë nga mëngjesi në darkë Vjosën. LDK-ja ka një histori të madhe dhe nuk i shkon aspak ky naivitet social politik në raport me Presidentin e Shqipërisë. Harrojini ato mut inate naive provinciale që ju nxjerrin budallenj përpara kancelarive të Europës apo botës në tërësi. Ka probleme më të mëdha kombëtaria a shqiptaria. Shikoni, Tirana sot apo emigranti shqiptar është subjekt i makinerisë angleze në lidhje me mafian shqiptare. Këtë epokë e përjetoi edhe Amerika në vitet e midis dy luftrave me mafian irlandeze apo italiane etj. Në fakt emigracioni i ndershëm është në kuotat ekzaltuese, por e ka mbytur 5% i shtëpive të barit etj. Për më keq akoma ka 100% një qeveri totalisht të papërgjeshme karshi borxhit dhe monopolit publik.
Fushat e Shqipërisë po i hante mbi prodhimi. Kjo ka domethënien se shqiptarët nuk janë dembelë si pretendon qeveria, por shumë punëtore. Dhe kanë në krye më të paaftit, më morrat, më çibanët e historisë për arsye të një menaxhimi aspak profesional apo si ai tregut rajonal. Nga ana tjetër Prishtina që vuan reciproritetin e lirive të lëvizjes dhe trysninë ushtarake të sllavizmit, por edhe kërcënimin energjitik. Ndaj duhen eksploruar shtigjet të reja komunikimi ekonomik e strategjik, jo më me deklarata idiotësh që pse nuk erdhe ti aty ku doja unë etj. Nëse nuk e kupton këtë elementi politikë bërës, do Zoti dhe e kuptojnë shqiptarët në përgjithësi, këtej dhe andej atij kufiri bajat. Se është krijuar një përshtypje sikur Shqipëria apo Kosova janë përkatësisht të Edi Ramës apo Albin Kurtit, jo jo or jo, janë dhe është e shqiptarëve. Dhe kaq. Të shikosh që LDK-ja e historisë gërrvërret me Presidentin e Shqipërisë, është me plot gojën naivitet vetvrasës.
Investoni përbashkësisht në kombëtari, ekonomi, energji, lëvizje, pa të tjerat janë forca të vdekura.