Presidenti kinez: Nën udhëheqësinë e Erdoğan-it, Türkiye do të tejkalojë fatkeqësinë e tërmetit

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, shprehi ngushëllime për Türkiye-n pas tërmeteve të fuqishëm që tronditën vendin, duke theksuar se vendi do të tejkalojë fatkeqësinë nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Xi tha se besonte se nën udhëheqjen e presidentit të Erdoğan, “qeveria dhe populli i Türkiye-s me siguri do të tejkalojë fatkeqësinë dhe do të rindërtojnë shtëpitë e tyre”.

Komentet e presidentit kinez erdhën në një mesazh ngushëllimi për presidentin Erdoğan pasi 1.760 njerëz humbën jetën dhe 12.068 të tjerë u plagosën nga dy tërmete të fuqishme që goditën pjesën jugore të Türkiye-s, të cilat shkatërruan mbi 5.000 ndërtesa.

Presidenti kinez tha se ishte “i pikëlluar” kur dëgjoi se tërmetet “shkaktuan viktima të mëdha dhe humbje pronash”.

Transmetuesi publik CGTN citoi presidentin kinez të thoshte se ai shprehu “ngushëllime për viktimat dhe shprehu ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe të plagosurit”, në emër të qeverisë dhe popullit kinez.

Xi i dërgoi një mesazh të ngjashëm liderit të regjimit sirian, Bashar al-Assad, lidhur me tërmetet vdekjeprurëse që tronditën pjesë të vendit të goditur nga konflikti, ku të paktën 968 njerëz u vranë dhe qindra u plagosën, sipas shifrave të përpiluara nga Ministria e Shëndetësisë së regjimit sirian dhe Mbrojtjes Civile Siriane.

Herët në mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarcık tronditi provincën Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Më vonë pasdite, një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish goditi provincën Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiyes (AFAD), në rajon është përcaktuar personel kërkim-shpëtimi i përbrë prej rreth 9.700 personash.

Türkiye shpalli shtatë ditë zi kombëtare për shkak të humbjeve të mëdha të jetëve të njerëzve dhe pronës të shkaktuara nga tërmetet, si dhe lëshoi një alarm të nivelit të katërt, i cili përfshin një thirrje për ndihmë ndërkombëtare.





Story i mëparshëm

Türkiye, numri i të vdekurve nga tërmetet rriten në të paktën në 2.316 dhe i të plagosurve në 13.293

Story i radhës

RMV dërgon ndihmë urgjente në Turqi pas tërmetit katastrofik

Të fundit nga