Cristi Balaj, presidenti i CFR Cluj, ka reaguar në lidhje me kundërshtarët që do të ketë në garë në Conference League në futboll.
CFR Cluj do të përballet në Grupin G me Slavia Pragën, Sivasspor dhe Ballkanin e Therandës.
“Slavia Pragë është kundërshtari më i komplikuar.
Kemi lojtarë dhe staf teknik që mund të sjellin një kualifikim në pranverën evropiane. Shpresoj të arrijmë më shumë se sezonin e kaluar.
Ndoshta me përjashtim të Slavia Pragës, është një grup që na jep shpresë.
Duhet të mësojmë diçka nga sezoni i kaluar ku kishim një grup të komplikuar. E kam të vështirë të besoj se ndonjë ekip tjetër mund të kishte bërë më shumë.
Është e rëndësishme që të dyja skuadrat të kualifikohen në pranverën europiane”, – ishin fjalët e Cristi Balajt, përcjell “Digi Sport”.