Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një bisedë telefonike ka uruar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për rizgjedhjen e tij, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes ka njoftuar se Biden shprehu shpresë se populli turk do të përfitojë nga fitorja e zgjedhjeve.
Në bisedën telefonike dy presidentët kanë rënë dakord të avancojnë bashkëpunimin për të gjitha çështjet, si dhe është theksuar se marrëdhëniet Türkiye-SHBA kanë një rëndësi të madhe përballë sfidave rajonale dhe globale.
Erdoğan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 52,18 për qind të zgjedhjeve.