Presidenti i PSG-së ka mesazh të qartë për lojtarët që nuk i nevojiten

min lexim

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, ka dërguar sot një mesazh të qartë drejt futbollistëve të skuadrës së tij, të cilët nuk do të jenë pjesë e projektit të së ardhmes.

PSG veçse ka filluar pastrimin e skuadrës, duke larguar drejtorin sportiv të klubit, Leonardo, dhe duke shkarkuar trajnerin Mauricio Pochettino, edhe pse për këtë të fundit ende nuk ka konfirmim zyrtarë.

Po ashtu, nga klubi pritet të largohen edhe lojtarë të shumtë duke filluar nga argjentinasi Angel Di Maria, dhe presidenti i PSG-së, Khelaifi, ka dërguar një mesazh të qartë drejt lojtarëve të cilëve iu është komunikuar se nuk janë të dëshiruar në skuadër.

“Pozita jonë është e qartë. Lojtarët të cilët nuk janë pjesë e projektit tonë duhet të largohen këtë verë, nuk ka zgjidhje tjetër. Disa lojtarë e shfrytëzuan situatën, por tani ka mbaruar”, tha Khelaifi.

“Le Parisien” ka zbuluar se janë deri në dhjetë lojtarë afër largimit nga klubi si Layvin Kurzawa, Abdou-Lakhad Diallo, Ander Herrera, Idrissa Gueye, Mauro Icardi, Sergio Rico, Thilo Kehrer, Leandro Paredes, Danilo Pereira dhe Julian Draxler.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë vendimet që miratoi sot Qeveria

Story i radhës

Mozzik në një romancë me Kiara Titon? Ja fotot që ngritën dyshime

Të fundit nga