Presidenti i KiE vizion Kosovën javën e ardhshme

June 9, 2022
min lexim

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të qëndrojë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor, konfirmuan burimet evropiane në Bruksel. Ai po ashtu më 15 qershor do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.

Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Sipas burimeve evropiane, Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.

Michel ka deklaruar më herët se ka nisur konsultimet me liderët e 27 shteteve të bllokut për idenë e tij. Ndërkaq, në samitin e 23 qershorit, ai pritet që të diskutojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur do të nisë edhe samiti i rregullt i dyditor BE-së.

Michel po ashtu ka thënë se do të propozojë që gjatë verës të mbahet edhe një samit i posaçëm i liderëve të BE-së dhe shteteve anëtare, për të diskutuar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeostrategjike evropiane”.

Ideja e paraqitur nga Michel është e ngjashme me një ide të paraqitur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e “Komunitetit politik evropian”.

Michel ka thënë se ideja e tij “në asnjë mënyrë nuk është menduar si zëvendësim i procesit të zgjerimit e as si argument për vonesa të reja në këtë proces”.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në bisedime më të avancuar për anëtarësimin në bllok. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, proces që është bllokuar nga një veto e Bullgarisë për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk kanë nisur procesin për anëtarësimin në BE./rel

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prugovci, Lebana dhe Besia nesër kanë ndërprerje të furnizimit me ujë

Story i radhës

Debat për çmimin e naftës/ Kryeministri i përgjigjet akuzave të deputetëve të opozitës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë