Presidenti i Juventusit pas humbjes: Jam i turpëruar

min lexim

Juventusi vazhdon të zhgënjejë këtë sezon, ku pas dështimeve në Serie A vjen një tjetër i tillë në Ligën e Kampionëve.

Bardhezinjtë kanë marrë një humbje të papritur nga Makabi Haifa, duke lënë të shtangur shumë prej tifozëve dhe opinionit sportiv. Ndjenja e vetme që përjetohet tashmë në kampin e Juventusit është ajo e turpit dhe këtë e pohon edhe vetë presidenti i “zonjës së vjetër”.

Andrea Anjeli ka folur për mikrofonin e “Sky Sport“ pas përfundimit të ndeshjes, ku ka folur me sinqeritet për situatën që po kalon klubi i tij. Presidenti i bardhezinjve shprehet se ndihet i turpëruar dhe tashmë tifozët e kanë të vështirë të dalin në rrugë. Por kjo situatë nuk e shtyn të mendojë për shkarkimin e Alegrit, të cilin e konfirmon në krye të pankinës, ndërsa shton se është një çështje ekipore dhe jo individuale.

“Një mbrëmje e vështirë. Është koha për të marrë përgjegjësi.

Më vjen turp për atë që po ndodh. Unë jam padyshim i zemëruar. Por futbolli është një sport ekipor, luhet me njëmbëdhjetë dhe fiton me njëmbëdhjetë. Në një situatë si kjo nuk është një person i vetëm ai që është përgjegjës.

Nuk mund të jetë faji i një trajneri, nuk ka përgjegjësi individuale. Më duket e vështirë të mendoj për një ndryshim përgjatë garës. Horizonti është fundi i kampionatit. Është çështje grupi dhe nga kjo ne duhet të fillojmë përsëri.

Po flasim për një qëndrim të përgjithshëm, madje edhe ndaj skuadrave teknikisht më të përballueshme. Problemi është fizik, mendor, psikologjik. Duhet të grupohemi, të bëjmë një grup. Duke ditur që ka për t’u turpëruar dhe për t’u kërkuar falje tifozëve, të cilët sot e kanë të vështirë të ecin nëpër rrugë. Duhet të bëjmë një reflektim të thellë, të gjithë i kemi cilësitë”, ka deklaruar Andrea Anjeli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

3 gjëra të rëndësishme që duhet t’i mbani gjithmonë të fshehura në marrëdhënien tuaj

Story i radhës

E-maili që zbuloi prapaskenat/ Musk bisedoi me Putin para propozimit të planit për t’i dhënë fund luftës!

Të fundit nga