Presidenti i FIFA-s vjen me një vizitë speciale në Shqipëri, ja arsyeja!
Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri në datën 29 shtator, për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar.
Ky takim përkon dhe me rastin e 90-ë vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA dhe gjithashtu për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”.
Gjithashtu ai pritet të ketë dhe një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, përveç se me drejtuesit e FSHF-së.