Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik pas sjelljeve shqetësuese

Cara Delevingne është shfaqur në Paris pas pamjeve të çuditshme të saj muajt e fundit.

Duke u përpjekur të mos njihej, Delevingne u pa në aeroportin Charles de Gaulle të hënën, për Javën e Modës në Paris. Ish-supermodelja e Victoria’s Secret mbërriti në qytetin e dashurisë e veshur me një kostum, mbante një maskë për fytyrën, syzet e diellit dhe një kapele të zezë, ndërsa dukej e tensionuar teksa ecte nëpër aeroport me telefonin e saj në duar.

Dalja e aktores në Paris vjen pas raportimeve se miqtë ishin të shqetësuar për sjelljen dhe mirëqenien e saj. Ata po përpiqen ta bindin supermodelen se një periudhë e gjatë dhe intensive në rehabilitim do ta ndihmonte për ta rikthyer atë në rrugën e duhur, por Cara u thotë se është shkëlqyeshëm.

Delevingne së pari i bëri njerëzit të shqetësohen në maj, kur u pa duke ndjekur Megan Thee Stallion rreth Billboard Music Awards 2022 gjatë gjithë natës. Më pas, ajo ngjalli vërtet shqetësim në fillim të këtij muaji, kur u pa duke ecur pa këpucë dhe nervoze në aeroport.

Një dëshmitar okular vuri në dukje se aktorja nuk ishte në gjendje të kontrollonte lëvizjet e trupit të saj.

Image

Cara Delevingne

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i FIFA-s vjen me një vizitë speciale në Shqipëri

Story i radhës

Krah Gigi Hadid në pasarelë, modelja shqiptare: Rrija 2-3 ditë pa ngrënë, rashë 8 kg!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish