Presidenti gjerman Shtajnmer sot do të vizitojë Çarshinë e Vjetër

November 30, 2022
1 minut lexim

Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnamer, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vend, sot do të shëtit nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa në Çifte Haman do të takohet me ekipin e filmit dokumentar maqedonas “Toka e mjaltë”.

Ai do të ketë edhe një takim me të rinjtë që vizitojnë Shkollën politike të Qendrës presidenciale për edukim politik.

Pasdite, Shtajnmaer do të vizitojë parkun e erës në Bogdanci, i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe më pas fabrikën “Dreklmaer” në Kavadar.

Kreu i shtetit gjerman dje pati takime me nikoqirin e tij, presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe iu drejtua deputetëve në Kuvend, ku tha se Maqedonia e Veriut është para një vendimi të rëndësishëm nëse përmes ndryshimeve të ardhshme të Kushtetutës, do t’i hapë rrugën hapjes së kapitujve në fusha të veçanta.

Për rrugën drejt Evropës, ia vlen edhe hapi tjetër i vështirë, tha Shtajnamer dhe shprehu besimin se vendi mund të vazhdojë të mbështetet në mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt BE-së, por se duhet të vazhdojë me axhendën e reformave.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Shtajnmaer në Maqedoninë e Veriut. Nga Shkupi, presidenti gjerman niset për një vizitë në Shqipëri.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbyllet projekti Serum pas kolapsit të FTX, sugjerohet përdorimi i një varianti nga komuniteti

Story i radhës

200 milionë për sezon, Ronaldo shumë afër klubit të ri

Të fundit nga

ShkoLartë