Presidenti Erdoğan takon në Budapest delegacionin e BeH-së

August 21, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar dje në Budapest delegacionin e Bosnje dhe Hercegovinës, të kryesuar nga anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq dhe presidenti i etnitetit të BeH, Republika Srpska, Milorad Dodik, raporton Anadolu.

Në takimin në kryeqytetin e Hungarisë u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiyes dhe BeH-së, si dhe hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Përveç Presidentit Erdoğan, në delegacionin turk në takim ishin edhe shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan, shefi i drejtorisë së komunikimit Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit turk për politikë të jashtme dhe siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe këshilltarët Zafer Çubukçu dhe Sabri Demir.

Erdoğan mbërriti në Budapest dje me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orbán për të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Themelimit të Hungarisë.

Gjatë ditës, presidenti turk është takuar edhe me kryeministrin Orban, si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reali po e përgatit tentimin e fundit për Mbappen

Story i radhës

Sega blen zhvilluesin e lojës Angry Birds për 776 milionë dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë