Presidenti Erdoğan takon homologun algjerian në Istanbul

July 22, 2023
1 minut lexim

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij algjerian Abdelmadjid Tebboune u takuan sot në Istanbul për bisedime, raporton Anadolu.

Erdoğan mirëpriti Tebbounen, i cili filloi vizitën e tij dyditore të punës në Türkiye të premten, në Pallatin Dolmabahçe.

Erdoğan dhe Tebboune do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë të ndjekur nga takimet ndërmjet delegacioneve. Lideri turk do të shtrojë edhe një darkë për nder të të ftuarve.

Do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe midis Türkiyes dhe Algjerisë, si dhe hapat për zgjerimin e bashkëpunimit.

Në agjendë do të jenë edhe çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Türkiye dhe Algjeria ndajnë histori të përbashkët, si dhe lidhje të thella kulturore.

Marrëdhëniet dypalëshe kanë marrë shtysë gjatë viteve të fundit dhe dy vendet nënshkruan Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit në vitin 2006.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk e përjetoi as kur luante vetë kështu!

Story i radhës

Beqaria në verë, rregullat e mbijetesës

Të fundit nga

ShkoLartë