Presidenti Erdoğan i shpreh ngushëllime Libisë për përmbytjet vdekjeprurëse

1 minut lexim

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i ka shprehur ngushëllimet kreut të Këshillit Presidencial të Libisë, Mohammed al-Manfi, për përmbytjet vdekjeprurëse në vendin e Afrikës Veriore, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidenti turk i tha kreut të Këshillit Presidencual të Libisë se Türkiye qëndron gjithmonë pranë popullit “miqësor dhe vëllazëror” libian në “luftën e tyre kundër fatkeqësisë” dhe se ndihma e Ankarasë do të vazhdojë.

Më herët, presidenti Erdoğan tha se Türkiye deri më tani ka dërguar në Libi tre aeroplanë mallrash me ndihmë.

“Qëllimi ynë është të sigurohemi që plagët e Libisë të shërohen sa më parë”, tha Erdoğan.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin Derna të Libisë lindore është rritur në të paktën 5.200.

Autoritetet në Libinë lindore theksuan se presin që numri i vdekjeve në Derna do të rritet në mbi 10 mijë mes dëmtimeve masive në infrastrukturën e qytetit.





Story i mëparshëm

Rexhepi: Shpërthim i parë historik në infrastrukturën moderne të Maqedoninë së Veriut

Story i radhës

Fituese e garave Grand Slam, Halep përjashtohet nga tenisi për katër vjet

Të fundit nga