Rexhepi: Shpërthim i parë historik në infrastrukturën moderne të Maqedoninë së Veriut

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ka bërë me dije se me shpërthimin e parë në Korridorin 8 në fshatin Gorna Banjicë gjatë ditës së sotme, ka filluar një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në historinë e Maqedonisë. Sipas zëvendësministrit Rexhepi, Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, i cila synon nivelin e lidhjes rrugore më moderne, më të sigurt dhe cilësore në vend. Rexhepi shton se Qeveria po punon fort për gjeneratat e reja, për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

“Sot ishim në Banjicë të Epërme dëshmitar të shpërthimit të parë drejt realizimin të këtij projekti gjigand, mbi 30 kilometra autostradë nga Gostivar deri në Bujkoçani, ky projekt është me rëndësi historike për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të vendit shtoi zëvendësministri Rexhepi. Ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të gjithë qytetarët tanë duke u kujdesur që gjeneratave të reja të jua trasojmë rrugën për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre” tha Rexhepi.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Polonia thirrje BE-së: Të zgjasë ndalimi i importit të grurit ukrainas

Story i radhës

Presidenti Erdoğan i shpreh ngushëllime Libisë për përmbytjet vdekjeprurëse

Të fundit nga