Presidenti egjiptian Sisi viziton Armeninë

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi në kuadër të vizitave rajonale pas Azerbajxhanit, kaloi dje në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare armene të lajmeve “Armenpress”, mësohet se Sisi sot u prit me një ceremoni zyrtare në presidencë. Më pas presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan dhe Sisi zhvilluan takime dypalëshe dhe mes delegacioneve.

Në deklaratën e tij për media, Khachaturyan tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë zhvilluar në çdo fushë dhe se Armenia dhe Egjipti zhvillojnë bashkëpunim në shumë fusha.

“Lidhur me bashkëpunimin midis dy vendeve deri më sot janë nënshkruar mbi 50 dokumente dhe kësaj i janë shtuar edhe shumë dokumente të nënshkruara në kuadër të kësaj vizite”, theksoi Khachaturyan i cili shtoi se në bisedën me Sisin kanë diskutuar çështjet për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Sisi tha se në bisedë diskutuan çështjet kryesisht për sigurinë në rajonin e Kaukazit Jugor, Lindjen e Mesme dhe sigurinë globale.

“Me Khachaturyan kemi konfirmuar edhe njëherë rëndësinë e dialogut dhe negociatave për të arritur në paqe të përhershme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë”, potencoi presidenti egjiptian Sisi i cili shtoi që beson se me këtë vizitë në Jerevan do të zhvillohen marrëdhëniet mes Armenisë dhe Egjiptit, kryesisht në fushën e ekonomisë.

Sisi në kuadër të vizitave rajonale, më 25 janar vizitoi Indinë dhe më 28 janar Azerbajxhanin ku dhe u takua me presidentin İlham Aliyev.





Story i mëparshëm

McGregor në telashe

Story i radhës

“Përgjimi me kamera i territorit nga krimi ka marrë përmasa të frikshme”- PL: Kanë pasur kontroll të plotë mbi policinë

Të fundit nga