“Përgjimi me kamera i territorit nga krimi ka marrë përmasa të frikshme”- PL: Kanë pasur kontroll të plotë mbi policinë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi është shprehur se përgjimi me kamera i territorit nga krimi ka marrë përmasa të frikshme.

Ajo tha se gjithçka ka ndodhur me dijeninë e qeverisë, që sipas saj e kishte përqëndruar vëmendjen për të sulmuar opozitën dhe për të paguar patronazhistët që të spiunonin qytetarët.

Ajo shtoi se krimi ka pasur kontroll të plotë mbi policinë gjatë kësaj kohe.

“Fakti skandaloz i përgjimit me kamera të territorit nga krimi ka marrë përmasa të frikshme. Krimi ka pasur nën kontroll të plotë policinë e shtetit dhe njëri-tjetrin. Kjo pasi qeveria e kishte mendjen të luftonte opozitën dhe jo të merrej me krimin e organizuar. Qeveria që mbante me rroga patronazhistët dhe kishte merak të merrej me qytetarët, bënte sikur nuk e shikonte që grupet kriminale kishin nën kontroll policinë. E vetmja përgjigje për këtë shtet të kapur është vota massive e qytetarëve. 14 maji është dita kur do të mundësohet ndryshimi me çdo çmim”, u shpreh Kërpaçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti egjiptian Sisi viziton Armeninë

Story i radhës

“E kapën vajzën trejavëshe me gjithë djep”, rrëfimet nga masakra në Rogovë të Hasit

Të fundit nga