Presidenti bullgar kritikon qëndrimin e qeverisë për dërgimin e armëve në Ukrainë

July 14, 2023
1 minut lexim

Presidenti bullgar Rume Radev kritikoi qëndrimin në rritje pro-ukrainas të qeverisë mes raportimeve se vendi po përgatitet të dërgojë një grup të ri ndihme ushtarake në Ukrainë, transmeton Anadolu.

“Mendoj se është koha e fundit që të fillojmë të mendojmë me maturi dhe objektivitet për luftën e Ukrainës dhe qëndrimin tonë ndaj saj”, ka thënë Radev, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve BTA.

Duke kujtuar komentet e sekretarit britanik të mbrojtjes Ben Wallace se “Mbretëria e Bashkuar nuk është një depo e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, Radev ka thënë se zyrtarët e qeverisë bullgare “duhet të ndalojnë ta shohin ushtrinë bullgare dhe arsenalin e saj si depo të një ushtrie të huaj”.

Duke theksuar se qeveria bullgare po përpiqet të bindë publikun se dërgimi i ndihmës ushtarake në Ukrainë kontribuon në sigurinë e vendit, Radev pohoi se rritja e furnizimeve me armë për Ukrainën, fatura e së cilës paguhet nga Evropa, vetëm sa do të nxiste dhe do të zgjaste luftën.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“S’ka veto dhe vendime shtesë nëse miratohen ndryshimet kushtetuese” – siguron ambasadori europian

Story i radhës

Befason Ganja: Nëse Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij, Bislimi do të ishte në klinikë shëndetësore

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë