Presidenti Biden nis vizitën në Arabinë Saudite

July 15, 2022
1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në Arabinë Saudite për bisedime mbi energjinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në një vizitë të ka si objektiv rigjallërimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me një vend që zoti Biden e kishte cilësuar si të padëshiruar në arenën ndërkombëtare. 

Interesat energjitike dhe të sigurisë nxitën vendimin e presidentit dhe këshilltarëve të tij për të mos ta izoluar vendin që është eksportuesi kryesor i naftës dhe një fuqi e madhe rajonale, që së fundmi ka forcuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën. 

Por këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së i minimizoi pritshmëritë për ndonjë rritje të menjëhershme të furnizimit me naftë për të ndihmuar në uljen e kostove të larta të karburantit dhe për të lehtësuar inflacionin në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden do të zhvillojë një takim dypalësh me mbretin saudit Salman bin Abdulaziz në pallatin mbretëror në Xhedah dhe më pas presidenti dhe ekipi i tij do të mbanin një takim pune me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe një numër ministrash sauditë. 

Zoti Biden do të diskutojë lidhur me sigurinë e energjisë me udhëheqësit e prodhuesve të naftës në Gjirin Persik dhe shpreson të shohë më shumë veprime nga OPEC-u për të rritur prodhimin, por këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuata, Jake Sullivan u tha gazetarëve gjatë udhëtimit nga Izraeli në Xhedah se nuk kishte gjasa të kishte ndonjë njoftim dypalësh nga bisedimet.

Udhëtimi i zotit Biden po ndiqet me vëmendje dhe do të vërë në provë aftësinë e tij për të rivendosur marrëdhëniet me princin e fuqishëm të kurorës të Arabisë Saudite.

Zbulimi amerikan kishte arritur në përfundimin se princi i kurorës kishte miratuar drejtpërdrejt vrasjen e vitit 2018 të gazetari të Washington Post-it, Jamal Khashoggi, ndërsa princi i kurorës mohon të ketë pasur një rol në vrasje./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Frederik Ndoci merr vendimin për të ardhmen e tij

Story i radhës

aralelja në shqip në Podgorcë, Komuna e Strugës: Do të funksionojë nga shtatori

Të fundit nga

ShkoLartë