Presidenti Begaj takim me Kryesuesin e OSBE-së: Shqipëria do vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut

November 13, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim Kryesuesin e OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, Ian Borg.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i Shqipërisë me OSBE-në dhe Maltën. Presidenti i Republikës theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri kanë qenë partnerët e besueshëm 27 vjetët e fundit me mbështetjen e reformave të rëndësishme për vendin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti Begaj i përcolli Borg vlerësimin për kontributin që OSBE-ja ka dhënë në avancimin e reformës zgjedhore, në forcimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria do të vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut dhe vlerat e demokracisë”- theksoi Presidenti Begaj.

Në lidhje më marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maltës, Presidenti Begaj rikonfirmoi vullnetin për të forcuar më tej këtë bashkëpunim përmes rritjes së kontakteve dhe zgjerimit të shkëmbimeve ekonomike, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VLEN: Me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar “Bllacë”, bie poshtë makineria propaganduese e BDI-së

Story i radhës

РЕКОРДНИ 72.647.378 ДЕНАРИ ДОБИЈА ИГРАЧИТЕ НА ВЛТ ВО ОКТОМВРИ

Të fundit nga

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë