presidenti amerikan shpreh ngushellime per termetet vdekjeprurese ne turkiye 63e17843632d8

Presidenti amerikan shpreh ngushëllime për tërmetet vdekjeprurëse në Türkiye

February 6, 2023
1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden i përcolli ngushëllimet e tij presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit, raporton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit të Türkiye-s përmes një kumtese bëri të ditur se Biden zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan, ku i shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në tërmetet, duke u uruar shërim të plagosurve.

Të paktën 2.316 njerëz humbën jetën dhe 13.293 të tjerë u plagosën në 10 provinca për shkak të dy tërmeteve të forta që goditën pjesën jugore të Türkiye-s.

Herët në mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarcık tronditi provincën Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Më vonë pasdite, një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish goditi provincën Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiyes (AFAD), në rajon është përcaktuar personel kërkim-shpëtimi i përbrë prej rreth 9.700 personash.

Türkiye shpalli shtatë ditë zi kombëtare për shkak të humbjeve të mëdha të jetëve të njerëzve dhe pronës të shkaktuara nga tërmetet, si dhe lëshoi një alarm të nivelit të katërt, i cili përfshin një thirrje për ndihmë ndërkombëtare.





MARKETING

RENT A CAR

ish futbollisti i kombetares turke shperthen ne lot na ndihmoni 63e177d2925e1
Story i mëparshëm

Ish-futbollisti i kombëtares turke “shpërthen” në lot: Na ndihmoni

zjarr ne kodrat e kuzum babase ne vlore 63e179e8b019d
Story i radhës

Zjarr në kodrat e Kuzum Babasë në Vlorë

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë