presidenti amerikan denon mizorine e tmerrshme 62507c994ba5e

Presidenti amerikan dënon ‘mizorinë e tmerrshme’

April 8, 2022
1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një “mizorie të tmerrshme”, pas një sulmi me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore, i cili vrau të paktën 50 njerëz dhe plagosi 300.

Presidenti Biden fajësoi Moskën, duke thënë se ushtria e saj goditi civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin të sigurt.

Rusia ka mohuar kryerjen e sulmit.

Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Sllovakisë për transferimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të Zelensky për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki dhe paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë në përpjekjet ndërkombëtare për të zmbrapsur pushtimin rus të Ukrainës./V.N/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lufta clirimtare e kosoves viktimat shqiptare dhe gjykata speciale e hages 62507aef27d28
Story i mëparshëm

Lufta çlirimtare e Kosovës, viktimat shqiptare dhe Gjykata Speciale e Hagës

foden flet per ndeshjen ndaj livepoolit 62507ca125b01
Story i radhës

Foden flet për ndeshjen ndaj Livepoolit

Të fundit nga

ShkoLartë