Presidenti Amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke ju bashkëngjitur marrëveshjes për transferimin e të dhënave me Bashkimin Evropian dhe ka për qëllim tua bëjë jetën më të lehtë bizneseve të cilët kanë nevojë për eksportimin e të dhënave Evropiane në SHBA për përpunim.
Baza e re ligjore do të zëvendësojë marrëveshjen e kaluar mes BE-së dhe SHBA-ve. Privacy Shield do të zëvendësojë Safe Harbor dhe të jetë më jetëgjatë.
Është një tjetër përpjekje për të adresuar hendekun mes dy bazave të ndryshme ligjore për tu siguruar se të dhënat personale të përdoruesve në BE të qarkullojnë lirisht.
Mijëra biznese, nga të mëdha tek të vogla, janë mbështetur në marrëveshjet e kaluara të transferimit të të dhënave BE-SHBA për të autorizuar eksportimin e të dhënave nisur nga bashkëpunimi ekonomik prej 7.1 trilionë dollarësh që kanë dy kontinentet.
Por në dy vitet e fundit nuk ka pasur një bazë ligjore funksionale. BE ju përgjigj nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv nga Biden duke thënë se tashmë nga një draft do të kalojë në procesin e adoptimit.
Shtëpia e Bardhë tha se urdhri ekzekutiv shton masat ndaj agjencive të inteligjencës duke kërkuar që aktivitete të tilla mund të aplikohen vetëm brenda objektivave të sigurisë kombëtare duke mos anashkaluar lirinë e individëve pavarësisht kombësisë ato vendbanimit.
Urdhri gjithashtu merr në konsideratë menaxhimin e të dhënave personale të cilat janë kapur nga agjencitë të inteligjencës. Elemente të inteligjencës duhet të përditësojnë politikat dhe procedurat e tyre për të reflektuar rregullat e reja të privatësisë dhe lirisë së individit.
Një tjetër ndryshim është krijimi i një mekanizimi me shumë nivele për individët Evropianë në BE të cilët kanë pretendime se të dhënat e tyre personale mund të jenë grumbulluar në shkelje të ligjeve Amerikane.
Niveli i parë përfshin Zyrën për Mbrojtjen e Lirive të Individëve pranë inteligjencës Amerikane që do të kryejë hetime paraprake për të vendosur nëse ekziston një shkelje bazuar në ankesat e marra duke përcaktuar edhe hapat që do të ndiqen më vonë.
Niveli i dytë përfshin autorizimin dhe drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të krijuar një Gjykatë të Shqyrtimit për Mbrojtjen e të Dhënave e cila do të ofrojë vlerësim të pavarur të vendimeve të Zyrës për Mbrojtjen e Lirive të Individit.
Në përgjigje të urdhrit ekzekutiv, Komisioni Evropian tha se ka përmirësime të ndjeshme krahasuar me mekanizmat e Privacy Shield.
“Objektivi i Komisioni Evropian në këto negociata ka qenë adresimi i shqetësimeve të ngritura nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Bashkëpunimi politik BE-SHBA në lidhje me marrëveshjet e transferimit të të dhënave është njoftuar në Mars në nivele më të larta.
Tashmë i takon BE-së për të vendosur nëse baza ligjore përmbush kërkesat e tyre. Një numër institucionesh Evropiane do të përfshihen si Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe përfaqësues të vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian edhe pse vendimi përfundimtar i takon Komisionit.
Ekzekutivët e lartë Evropianë dhe administrata Amerikane duken të përkushtuar ndaj marrëveshjes së re e cila duket se plotëson kriteret e nevojshme për të përballuar çdo sfidë ligjore që mund të shfaqet në të ardhmen.
Gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google do të jenë përfituesit më të mëdhenj ndërsa janë përballur me pengesa për të ushtruar aktivitetin e tyre dhe shërbyer konsumatorëve në Evropë.
Këtë Verë Facebook i shpëtoi mrekullisht një ndërprerje të qarkullimit të të dhënave BE-SHBA këtë verë pas kundërshtive të hasura nga autoritetet rregullatorë.
Edhe Google ka pasur probleme, kryesisht ne Google Analytics ku disa autoritete Evropiane për mbrojtjen e të dhënave shpreheshin se kompania është në shkelje të GDPR. /PCWorld Albanian