Presidente Vjosa Osmani, Isa Mustafa për keqqeverisje duhet të dal para ligjit

March 4, 2022
min lexim

Nuk besoj se ka shtet në botë që tradhtarët, keqqeverisësit dhe të korruptuarit i lw pa i nxjerrë para ligjit për ta marrë dënimin e merituar. Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, ditë më parë tha se Isa Mustafa, ish kryeministri i Kosovës, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës, për dëmet që ua ka shkaktuar interesave të Republikës sonë me rastin e Marrëveshjes së Asociacionit.

“Isa Mustafa në radhë të parë duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për dëmin e shkaktuar interesave të Republikës sonë, duke nënshkruar dokumente, të cilat e kanë cenuar në fundament sovranitetin e vendit tonë nëpërmjet dokumentit të vitit 2015”.

Isa Mustafa duhet të mësohet të numërojë mirë. Ne nuk i kemi 2/3 të votave në Parlament. Sikur t’i kishim do të shfrytëzohej jo mundësi. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një marrëveshje që ratifikohet me 2/3 të votave, mund të shfuqizohet me 2/3 të votive”, transmetoi “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve në Aktuale me titull “ Marrëveshja e Asociacionit: Duhet t’u kërkosh falje qytetarëve”.

Oj zonja Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, Isa Mustafa kur e nënshkroi Marrëveshjen për Asociacionin nuk ishte çilimi, por ishte Kryeministër i Kosovës, madje ishte edhe akademik i Kosovës.

Mos harrojmë se Isa Mustafa nëpër media është akuzuar edhe për korrupsion. Isa Mustafa duke qenë kryetar e LDK-së e fundosi LDK-në, dhe për interesa të tij karrieriste ia hoqi LDK-së tërë frymën dhe imazhin Rugoviane që kishte.

Isa Mustafën që vraponte pas posteve, nuk e dëgjuam asnjëherë ta ngre zërin për aktivistët e LDK-së që i vrau dora e zezë për pushtet.

Përkundër tërë këtyre gabimeve LDK-ja gaboi rëndë kur Isa Mustafën e zgjodhi kryetar nderi të Partisë, i cili sot e kësaj dite edhe pse është në pleqëri, nuk ndalet së kritikuari Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, që janë udhëheqësit më të pastër që ka pasur deri sot Kosova pas çlirimit dhe pavarësisë. As Zoti i Madhërishëm dhe as populli i Kosovës nuk do të lejojnë që Isa Mustafa, ky akademik munafik, ky përçarës dhe karrierist të shpëtojë për keqqeverisjen e tij vetëm duke u kërkuar falje qytetarëve.

Isa Mustafa dhe të gjithë udhëheqësit e tjerë të Kosovës që i takojnë opozitës së sotme, për keqqeverisjen, keqpërdorimin e detyrës, për pasurimin e jashtëligjshëm dhe korrupsionin e tyre, domosdo do të dalin para ligjit dhe drejtësisë për ta marrë dënimin e merituar.

Vetëm në këtë mënyrë Kosova mund ta luftojë keqqeverisjen dhe korrupsionin, që në 21 vitet e kaluara i kanë futur thellë rrënjët dhe kanë krijuar imazh të keq brenda dhe jashtë Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë rinia e shkëlqyeshme Kosovare do ta kthejë shpresën për të jetuar në Kosovë dhe për t’i thënë stop migrimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sanksionet që do ta ndalin Putinin

Story i radhës

52 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë