presidenca publikon pamjet nga arritja e osmanit ne inaugurimin e milatoviqit ulet afer begajt 6468b9b80a036

Presidenca publikon pamjet nga arritja e Osmanit në inaugurimin e Milatoviqit, ulet afër Begajt

May 20, 2023
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Presidenca e Kosovës ka publikuar pamjet nga arritja e Osmanit atje, para se të niste ceremonia.

Osmani ishte e ulur afër presidentit shqiptar, Bajram Begaj.

Duke lexuar tekstin e betimit para deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi, ministrave, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe liderëve të vendeve të rajonit, Jakov Millatoviq zyrtarisht mori detyrën e presidentit të Malit të Zi.

“Betohem se do të kryej detyrën e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri. Sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha Millatoviq në sallën plenare të Parlamentit të Malit të Zi, gjë që shënoi fillimin e mandatit të tij pesëvjeçar presidencial.

Në fjalimin e tij inaugurues, Millatoviq tha se ishte i nderuar dhe krenar që mori detyrën e presidentit duke bërë betimin:

“Do të jem një president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, politike apo fetare”.

Momenti aktual ka karakter historik, tha presidenti i ri malazez, duke u shprehur se ndryshimi i strukturës politike dhe konsolidimi i demokracisë ngjall shpresë, se në një mjedis më të lirë do të zgjidhen çështjet e hapura të rëndësishme për të ardhmen e Malit të Zi.

MARKETING

RENT A CAR

aksident ne maliq automjeti perplas bicikleten perfundon ne spital 70 vjecari 6468b7d8b8005
Story i mëparshëm

Aksident në Maliq, automjeti përplas biçikletën, përfundon në spital 70-vjeçari

abazoviq per betimin e presidentit milatoviq endrra jone politike eshte bere realitet 6468baac832fe
Story i radhës

Abazoviq për betimin e presidentit Milatoviq: Ëndrra jonë politike është bërë realitet

Të fundit nga

ShkoLartë