​Premier Liga/ Liverpool e Chelsea synojnë ta nisin me fitore

August 6, 2022
1 minut lexim

Premier Liga angleze i rikthehet sot aksionit me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e parë të sezonit të ri 2022/23.

Edicioni i ri i kampionatit anglez nisi mbrëmë, ku skuadra e Arsenalit shënoi fitore solide me rezultat 2:0 si mysafire e Crystal Palace.

Ndërkaq, programin e sotëm e hap ndeshja mes skuadrës që sapo ka hyrë në Premier Ligë, Fulham, dhe gjigantit anglez, Liverpool, përballje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Ndeshje sot zhvillon edhe Tottenhami i Antonio Contes, i cili pret në shtëpi skuadrën e Southamptonit.

Programin e sotëm do ta mbyll ndeshja mes Evertonit dhe Chelseat, ku ky i fundit do të synojë me çdo kusht fitoren që ta nisë në mënyrë të mbarë sezonin e ri. “Blutë” e Londrës kanë katër ndeshje pa fituar në “Goodison”.

Programin e plotë të Premier Ligës angleze e gjeni më poshtë:

13:30 Fulham – Liverpool

16:00 Bournemouth – Aston Villa

16:00 Leeds United – Wolverhampton

16:00 Newcastle United – Nottingham Forest

16:00 Tottenham Hotspur – Southampton

18:30 Everton – Chelsea 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kreshnik Spahiu publikon pamjet që po bëjnë xhiron në rrjet

Story i radhës

Nadal nuk ia del

Të fundit nga

ShkoLartë