Premier League e ka marrë një vendim

March 3, 2022
1 minut lexim

Premier League e ka marrë një vendim për t’u marrë shembull në mbështetje të Ukrainës, e cila po pushtohet nga Rusia.

Në fakt, kapitenët e ekipeve të Premierligës, në ndeshjet e ekipeve të tyre përkatëse në fundjavën që vjen, shiritat e kapitenëve do t’i mbajnë me ngjyrat verdh e kaltër, që e simbolizojnë flamurin shtetëror të Ukrainës.

Ky është një solidarizim me këtë shtet, i cili po sulmohet nga agresioni rus.

Klubet e Premierligës kanë rënë dakord që ta bëjnë këtë veprim, ndërsa në ekran gjigantë dhe në tabelat rrethuese, ku zakonisht vendosen reklamat, do të shfaqet mesazhi “Futbolli qëndron së bashku” në gjuhën angleze, njofton tabloidi britanik “The Sun”..

Premierliga synon që këtë mesazh ta transmetojë në mbarë botën, në mënyrë që edhe vendet tjera të bëjnë thirrje të tilla për t’u ndalur lufta në Ukrainë dhe për t’u rikthyer paqja në këtë vend.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë dhe deri tash janë shënuar mijëra viktima, prej tyre katër nga bota e sportit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rexhepi jep lajmin e mirë, fëmijët në nevojë sociale mund të aplikojnë për banesë

Story i radhës

Këngëtarja e njohur pjesë e filmit “The Color Purple”

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë