prek edhe strakoshen 64b6601cd9f78

Prek edhe Strakoshën

July 18, 2023
1 minut lexim

Transferimi i Andre Onanas nga Inter te Manchester United, ka shkaktuar një lëvizje “domino” sa i përket portierëve. Zikaltërit janë vendosur në kërkim të zëvendësuesit të kamerunasit dhe ideali për italianët është Yann Sommer i Bayern Munich.

Me Manuel Neuer që pritet të rikthehet titullar për rekordmenët gjermanë në sezonin e ardhshëm, zviceriani mendon të largohet dhe Inter i ofron mundësinë e statusit si titullar. Kjo lëvizje prek ndërkohë edhe Thomas Strakoshën.

Gardiani i kombëtares është pjesë e Brentford duke mbuluar rolin e portierit të dytë tek skuadra angleze, mirëpo sipas Sky Deutschland, Bayern e sheh si një opsion 28-vjeçarin sa herë që Neuer mund të shfaqë probleme fizike.

Gjermanët po monitorojnë situatën dhe po presin lëvizjen e Sommer për të nisur më pas “gjuetinë” për rolin e portierit të dytë. Strakosha është në listë, ndërsa te Bayern studiojnë edhe alternativa si Giorgi Mamardashvili i Valencias apo Dominik Kotarski i PAOK-ut.

Kujtojmë se Strakosha u transferua te Brentford verën e kaluar duke firmosur një kontratë deri në vitin 2026, mirëpo aventura e ishit të Lazios nuk shkoi sipas pritshmërive duke qenë se portieri numëron vetëm dy prezenca me anglezët në ndeshjet e Kupave ndërsa ende nuk ka debutuar në Premier League.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nis rregullimi i rrugeve qe zhbllokojne komplet qytetin e mitrovices 64b659c960cf1
Story i mëparshëm

Nis rregullimi i rrugëve që zhbllokojnë komplet qytetin e Mitrovicës

rrahje masive mes grave dhe burrave ne nje pishine te maqedonise 64b6623b6c46a
Story i radhës

Rrahje masive mes grave dhe burrave në një pishinë të Maqedonisë

Të fundit nga

Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të
ShkoLartë