Prej sot vaji në RMV shitet me çmim mbi 160 denarë

June 1, 2022
1 minut lexim

Çmimet në marketet e Maqedonisë prej sot janë më të larta.

Pasi Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat anti-krizë, TVSH-ja për disa produkte bazë është kthyer në 18%, me çka kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një kilogram miell, për të cilin qytetarët e RMV-së kanë paguar 35 denarë, sot kushton 60 denarë, ndërsa është shtrenjtuar edhe buka, e cila në disa markete shitet për 43 denarë. Çmimet e bukës janë rritur prej 6 deri 9 denarë.

Gjthashtu është rritur çmimi i vajit, ndërsa në disa markete një litër vaj sot shitet 163 denarë.

Ndryshe, kufizimi i marzheve të shitjes me pakicë u kufizuan në 5 për qind për bukën, kripën, miellin, vajin e papërpunuar, qumështin, mishin e freskët dhe prodhimet e mishit. Vendimi hyri në fuqi më 1 mars 2022 dhe ka zgjatur deri dje, më 31 maj.

Qëllimi ishte, siç shpjegoi atëherë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të kufizohej rritja e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

1 Qershori, Grubi: Buzëqeshja e fëmijëve është gjëja më e bukur që ka kjo botë (FOTO)

Story i radhës

Aksidentohet Robert Berisha, “Benz-i” i tij përplaset me kamionin (VIDEO)

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë