1 Qershori, Grubi: Buzëqeshja e fëmijëve është gjëja më e bukur që ka kjo botë (FOTO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka marrë pjesë në shfaqjen e minimaturës së fëmijëve të kopshtit “Fidani”.

Vogëlushët e kopshtit “Fidani” nga Çairi na e zbukuruan sot ditën me energjinë dhe entuziazimin e sinqertë fëmijëror në shfaqjen e tyre të minimaturës.

Në çaste si këto kupton më së miri se gëzimi dhe buzëqeshja e tyre është gjëja më e bukur që ka kjo botë, motiv jete për të cilat ia vlen të përkujdesesh!

Sot kur shënojmë edhe ditën ndërkombëtare të fëmijëve, uroj shëndet dhe shumë suksese për më të dashurit tonë në rrugëtimin e tyre të dijes.

Story i mëparshëm

Këto janë data më të rëndësishme për muajin qershor sipas horoskopit

Story i radhës

Prej sot vaji në RMV shitet me çmim mbi 160 denarë

Të fundit nga