Prej nga kjo shpresë!?, Buçi ia mbyll gojën Mexhitit dhe mbështetësve të “Frontin Opozitar”

July 24, 2023
1 minut lexim

Shkruan: Teuta Buçi

Derisa ishte kryetar në Komunën e Çairit, Mexhiti ka lejuar që kjo komunë të sh’ndërrohet në një katrahurë.

Me dhjetëra ndërtime ilegale, uzurpim të pronave publike e shkatërrim të hapësirave të gjelbërta.

Nuk ka pasur asnjë projekt të suksesshëm kapital.

Sot Çairi është gjithçka, pos një komunë urbane.

Edhe prindërit nuk mund të regjistrojnë fëmijet në çerdhe pa lidhje partiake.
Po habitem, si mund të paraqitet e shifet një politikan i tillë, shpresë për ndryshime!? Prej nga buron kjo shpresë!? Nëse vjen nga rebelimi i tij në parti, përçarjet në BDI nuk kanë të bëjnë me dallime ideologjike, mospajtime rreth programit apo argumente intelektuale.

Përçarjet në BDI kishin të bënin rreth asaj se kush duhet t’i gëzojë privilegjet për të përdorur pushtetin për interesa partiake e personale.

Më vjen keq por, kjo nuk është aspak shpresë për ndryshim. Dhe ndryshimi mund të vjen vetëm nga një frymë e re politike, të udhëhequr nga një gjeneratë tërësisht të re politikanësh, me mendësi progresive, që nuk e shef pushtetin si vegël për pasurim e fuqizim personal, por mundësi e detyrë për të përmirësuar mirëqënien e shoqërisë, që nuk mendon se është normale politikanët me vjedh e me u përfshi në korrupsion, një gjeneratë që nuk bën kompromis me krimin dhe e çon shoqërinë përpara.

Kjo që ndodh sot është thjesht luftë mes klaneve!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe Valon Bela e braktis Bilall Kasamin

Story i radhës

Lushtaku: Me veprimet e Kurtit po prishet imazhi i Kosovës, ndërsa sukseset po i shkojnë Serbisë

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë