Prapaskenat e takimit me Ramën/Protestuesja: Kryeministri na tha pusho, e përplasi dorën në tavolinë

Njëra prej protestueseve që ishte në takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Parlamentit, ku u diskutua çështja e shembjes së banesave tek zona e 5 Majit, ka folur në protestën që u zhvendos tek Bashkia e Tiranës.

Ajo është shprehur e pakënaqur nga takimi me kryeministrin dhe tha se shefi i qeverisë nuk i ka dëgjuar.

Banorja e zonës së 5 Majit, ka deklaruar se çështjen e saj do e ndjekë në gjyq deri në Strasburg.

“Iu betova që do e ndjek çështjen në gjyq deri në Strasburg. Kryeministri na priti, na tha pusho, pusho.
Kjo ishte fjala që përdori, nga të gjitha kuptova vetëm si thuhet pusho që një person të të dëgjojë, e përplasi dorën në tavolinë.

I thamë do na dëgjosh? Na tha, “patjetër ,ju jap fjalen që do ju dëgjoj”. Pasi mbaroi fjalën është ngritur dhe ka ikur.

Më është pyetur meqë kam bërë deklaratë para bashkisë a do e djegësh banesën?

Kam thënë po, nëse do ndjej dëshpërim si sot, unë nëse do ndihem e dëshpëruar do e bëj, nëse këta duan të na kalojnë në dëshpërim e akte ekstreme do e bej, e vetmja që më ka dhënë shpresë është avokatja”.

Kujtojmë që pas takimit me përfaqësues të banorëve protestes, Rama pati dhe një debat para kamerave me nënë Lizën, e cila gjithashtu u shpreh skeptike dhe tha se nuk i besonte kryeministrit pasi “fjalët i merr era”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ten Hag thyen heshtjen dhe i përgjigjet akuzave

Story i radhës

Policia jep detaje për rastin në Kamenicë

Të fundit nga