pranon se vodhi 4 pale atlete denohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobe 626fcc29dba8d

Pranon se vodhi 4 palë atlete, dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë

May 2, 2022
1 minut lexim

I akuzuari E.J., është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë, pasi ka pranuar se në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit B.R., ka vjedhur 4 palë atlete.

Sipas aktgjykimit të përpiluar më 18 mars 2022, vendimi është marrë nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, Mevlide Shabani, pasi i akuzuari në seancën e 10 marsit të këtij viti e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

I dëmtuari B.R., për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Palët e pakënaqura, ndaj këtij vendimi janë njoftuar se mund të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 14 nëntor 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj E.J., me arsyetimin se ai në Gjilan, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për personin tjetër, hyn në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit B.R., dhe afër derës hyrëse, saktësisht tek shkallët, merr 4 palë atlete dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes, në oborr të shtëpisë arrin i dëmtuari, i cili e kapë të akuzuarin dhe nga dora ia merr sendet e vjedhura.

Me këtë, E.J. akuzohej se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, nga neni 313, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e ka lindur dikush tjeter neuropsikiatrja flet per ngjarjen ne korce nena ka humbur lidhjen me realitetin 626fcc2640ec3
Story i mëparshëm

“E ka lindur dikush tjetër”, neuropsikiatrja flet për ngjarjen në Korçë: Nëna ka humbur lidhjen me realitetin

salah u mbulua nga lazerat fifa ndeshkon ashper senegalin 626fd4f2bbd2e
Story i radhës

Salah u mbulua nga lazerat, FIFA ndëshkon ashpër Senegalin

Të fundit nga

ShkoLartë