Pranë largimit nga Borussia Dortmund

Pranë largimit nga Borussia Dortmund!

“Veterani” gjerman i mbrojtjes, Mats Hummels tashmë ka hyrë në sezonin e tij të 5-të me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, pas rikthimit në “Signal Iduna Park”, mirëpo “aventura” e tij me nënkampionët e Gjermanisë, mund të mos vazhdojë për shumë gjatë.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane, “Sport Bild”, kontrata e mbrojtësit gjerman me “verdhezinjtë” skadon verën e ardhshme dhe mësohet se deri më tani nuk ka gjasa që kontrata e 34-vjeçarit të rinovohet.

Ish-kapiteni i Dortmund shihet ende si një element “kyç” në organikën e Borussia-s dhe me largimin e tij të mundshëm verën e ardhshme, klubi do ta kishte shumë të vështirë gjetjen e një zëvendësuesi perfekt për të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në gjyq për gjenocid, nis seanca e dytë dëgjimore mes Ukrainës dhe Rusisë

Story i radhës

AAA-Besa-LD: A do të kishte folur maqedonisht Ali Ahmeti nëse nuk do të ishte bashkuar opozita shqiptare?!

Të fundit nga