Praktikat “grabitqare”, AKEP paralajmëron operatorët: Hiqni dorë ose mund të ndërhyjmë te çmimet me pakicë

June 6, 2022
min lexim

Në dy vitet e fundit, konkurrenca në tregun e shërbimeve celulare është ashpërsuar, e shoqëruar me fushata marketingu që konsistojnë edhe në oferta direkte, me qëllim tërheqjen e përdoruesve të operatorëve të tjerë.

Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) qysh prej vitit të kaluar. Sipas AKEP, aplikimi i fushatave promocionale agresive, kryesisht për portimin e numrit nga njëri operator tek tjetri, duke ofruar paketa me përmbajtje dhe çmim preferencial, mund të sjellë pasoja të rënda për konkurrencën në afatin e gjatë.

Kjo praktikë vë në vështirësi sipërmarrësit që konkurrojnë në këtë treg, kryesisht sipërmarrësit me pjesën më të vogël duke ulur kapacitet financiare për rritjen e investimeve në rrjet.

Çmimet grabitqare mund të jenë një mekanizëm i abuzimit me fuqinë e tregut nga operatorët më të mëdhenj, me qëllim nxjerrjen jashtë tregut të operatorëve më të vegjël.

Në fakt, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt Plus, edhe operatori i tretë, Albtelecom dukej i orientuar drejt dështimit pas më shumë se një dekade me humbje dhe grupi turk Çalik vendosi ta shesë tek hungarezët e 4iG.

AKEP shprehet se po ndjek me interes të posaçëm zhvillimet në tregun e pakicës të telefonisë celulare, i cili ndonëse është jashtë rregullimit, mbetet në vëmendjen e institucionit për të parandaluar, nëpërmjet komunikimeve dhe dialogut të vazhdueshëm me sipërmarrësit, prirje të caktuara tregtare që mund të përshkallëzohen në praktika të dëmshme apo në situata artificiale ofertash dhe çmimesh, në kundërshtim me interesin afatmesëm dhe afatgjatë të aktorëve të tregut dhe të konsumatorëve.

Përveç faktit se në bazë të legjislacionit në fuqi dhe të akteve rregullatore përkatëse, sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen një parimi të përgjithshëm përgjegjshmërie sociale përkundrejt konsumatorëve, ata janë të detyruar t’i përshtasin dinamikat e tyre tregtare parimeve normative të një konkurrence të lirë, të ndershme dhe efiçente, bazuar në politika dhe veprime objektive, proporcionale dhe transparente.

Sipas AKEP, devijimi nga këto detyrime “mund të sjellë për pasojë mëdyshje të përligjura në kapacitetet vetërregulluese të tregut të pakicës dhe marrje në konsideratë të ndërhyrjeve të njëanshme rregullatore”.

Për këto arsye, AKEP shprehet se i ka ftuar në mënyrë të rregullt sipërmarrësit të reflektojnë, përmes dialogut dhe veprimeve konkrete, përshtatjen e domosdoshme të praktikave dhe fushatave të tyre promocionale ndaj parimeve ligjore dhe rregullatore të sipërpërmendura, duke marrë masa për të ulur trysninë ndaj konsumatorëve dhe krijimin e kushteve të favorshme për gjithsecilin për të krahasuar dhe zgjedhur lirshëm, në mënyrë transparente dhe në afate të arsyeshme, shërbimet dhe ofertat e parapëlqyera.

Vitin e kaluar, edhe Autoriteti i Konkurrencës ngriti dyshime se në tregun e telefonisë celulare po përdoren praktika të konkurrencës së pandershme, në formën e çmimeve grabitqare.

Duke konstatuar ekzistencën e fuqisë dominuese të operatorit më të madh në treg, Autoriteti i Konkurrencës i ka vendosur detyrimin të mos hedhë në treg oferta promocionale, të cilat sjellin vendosjen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të padrejta të tregtimit.

/Monitor

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëshira e prindërve për fëmijët e tyre dhe realiteti!

Story i radhës

Përplasen makinat në Kosovë, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë