prag lufte zyrtare ruse dhe ukrainas takohen ne paris 61f1767627943

Prag lufte/ Zyrtarë rusë dhe ukrainas takohen në Paris

January 26, 2022
1 minut lexim

Zyrtarë nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca po takohen sot në Paris, mes tensioneve në kufirin ruso-ukrainas.

Bisedimet, në kuadër të të ashtuquajturit “formati i Normandisë”, ndihmuan në uljen e tensioneve në vitin 2015, një vit pasi presidenti Putin urdhëroi aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe pas fillimit të kryengritjes, të mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmiotry Peskov tha sot se ai shpreson për “bisedime të hapura”.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, që përfaqëson Kievin në bisedime, tha se ai shpreson për dialog konstruktiv në interes të vendit të tij.

Disa raunde diplomatike të nivelit të lartë në ditët e fundit, nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përparim.

Bisedimet e sotme zhvillohen ndërsa Rusia tha se do të dërgonte trupa dhe pajisje të tjera në Bjellorusi, një vend kufitar me Ukrainën, për manovrat e përbashkëta ushtarake, që fillojnë muajin e ardhshëm./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ja si te shmangni shenjat e plakjes rreth syve 61f17652ee478
Story i mëparshëm

Ja si të shmangni shenjat e plakjes rreth syve

regjistrohen 2 019 raste te reja me ne maqedoni humbin jeten 19 persona 61f17a959c7ac
Story i radhës

Regjistrohen 2.019 raste të reja me në Maqedoni, humbin jetën 19 persona

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë